LAJMI I FUNDIT:

Gruaja siriane përdori inteligjencën artificiale për të ‘folur’ me nënën e ndjerë: Ishte e frikshme, por kur je e dëshpëruar nuk zgjedh mjete

Gruaja siriane përdori inteligjencën artificiale për të ‘folur’ me nënën e ndjerë: Ishte e frikshme, por kur je e dëshpëruar nuk zgjedh mjete

Pas vdekjes së nënës së saj, Sirine Malas kërkoi me dëshpërim një mënyrë për të shëruar pikëllimin e saj.

Pasi u arratis nga Siria në Gjermani në vitin 2015, ajo lindi një vajzë, Ishtar dhe donte që nëna e saj ta takonte më shumë se çdo gjë. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi.


“Ajo ishte forca kryesore në jetën time. Ajo më mësoi si ta dua veten. Ajo vdiq papritur, pas dështimit të veshkave, në moshën 82-vjeçare. Doja shumë që ajo të takohej me mbesën e saj”, tha Sirine.

Ajo tregon se trishtimi ishte i padurueshëm, raporton skynews.

“Kërkova çdo rrugëdalje sepse emocionet po më mbysnin, po më vrisnin… E desha shansin e fundit me të”, shtoi banorja aktuale e Berlinit.

Katër vjet më vonë, Sirine dëgjoi për “Project December”, më saktë softuer e krijuar me inteligjencë artificiale për të simuluar një bisedë me të ndjerin.

Përdoruesit e interesuar plotësojnë formularët me informacion të detajuar për personin që kanë humbur, duke përfshirë moshën e tyre.

Chatbot mundësohet nga OpenAI GPT2 (Inteligjencë Artificiale), e cila gjeneron një profil të të ndjerit bazuar në të dhënat e futura.

Modeli është kompletuar mbi bazën e një numri të madh librash, artikujsh dhe tekstesh nga rrjeti global.

Në këtë mënyrë, softueri është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve të përdoruesit.

Sirine tregon se përvoja ishte “rrëqethëse” në momente të caktuara.

“Por kur je i dëshpëruar pranon gjithçka… Në një moment, ishte shumë reale. Nga ana tjetër, kishte përgjigje që mund t’i jepte kushdo”, tha ajo.

Chatbot, duke imituar nënën e ndjerë, e pyeti Sirinën nëse po hante mirë dhe i tha se po e ndiqte çdo veprim të saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori