LAJMI I FUNDIT:

Gruaja shokohet kur gjen 10 kamera të fshehura në një shtëpi që vajti për pushime

Gruaja shokohet kur gjen 10 kamera të fshehura në një shtëpi që vajti për pushime

Një grua ka ndarë përvojën e saj “të frikshme” pasi gjeti atë që ajo pretendoi se ishin më shumë se 10 kamera të fshehura në një pronë me qira të Airbnb.

Përdoruesja e Twitter @foxytaughtyou postoi se udhëtarët “duhet të jenë të kujdesshëm”  kur rezervojnë akomodimin, së bashku me foto që duket se tregojnë kamerat, për të cilat ajo pretendon se ajo dhe një mike e saj i gjetën “të fshehura në të gjithë shtëpinë”, pasi e kishin rezervuar në Filadelfia.


Siç bëhet e ditur, ajo pretendoi se kishte gjetura kamera “në dushe dhe dhoma gjumi”, derisa “disa ishin të kamufluara si sisteme përkatëse, por që kishte lente kamerash”.

“Aribnb ishte renditur me një emër biznesi dhe ne nuk e takuam kurrë pronarin”, shtoi ajo. “Sa herë që u përpoqëm t’i telefononim, edhe në momentin e mbërritjes sonë, ata nuk përgjigjeshin në telefon”.

“Ata përgjigjen vetëm përmes mesazheve, kështu që ne nuk e dimë se si duken, si tingëllojnë apo nëse është mashkull apo femër”.

Gratë pretendojnë se, pasi raportuan incidentin në Airbnb dhe policinë e Filadelfias, ato thjesht u zhvendosën në një pronë tjetër nga platforma e ndarjes së shtëpisë, transmeton Telegrafi.

“Ne e raportuam këtë në [Airbnb] dhe në stacionin e policisë të premten në mesditë dhe ende nuk kemi pasur një përditësim për këtë rast”, shkroi @foxytaughtyou më 13 qershor. “Nuk e kemi idenë se çfarë pamjesh ka ky pronar dhe çfarë po bën me to!”

“Kjo është kaq e PASIGURT, dhe e frikshme! Faleminderit Zotit që vumë re kamerat dhe dolëm që andej!”

Në një video të Tiktok, e parë tashmë më shumë se 1.5 milion herë, ajo shpjegon se ato zbuluan kamerat pasi dolën në mbrëmje, u kthyen në shtëpi dhe ranë të flinin në divan. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Kopshti Shadzeh i Iranit,

Kopshti Shadzeh i Iranit, "një diamant në mes të shkretëtirës"

Interesante
Kalo në kategori