LAJMI I FUNDIT:

“Gruaja fatsjellëse” – partnerja e trajnerit të Arabisë Saudite 20 vjet më parë ishte bashkëshortja e trajnerit të Senegalit që befasishëm kishte mundur Francën

“Gruaja fatsjellëse” – partnerja e trajnerit të Arabisë Saudite 20 vjet më parë ishte bashkëshortja e trajnerit të Senegalit që befasishëm kishte mundur Francën

Trajneri i Përfaqësueses së Arabinë Saudite e cila shënoi fitore të befasishme ndaj Argjentinës dje (e martë) është një personazh mjaft i përfolur, partnerja magjepsëse e të cilit ka qenë e martuar më parë me një trajner tjetër ndërkombëtar, i cili gjithashtu kishte shijuar një fitore të famshme dhe të papritur të Kampionatit Botëror.

Trajneri saudit, Herve Renard, 54 vjeç, është në një lidhje me Viviane Dièye, e veja e trajnerit të Përfaqësueses së Senegalit, Bruno Metsu, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2013, shkruan DailyMail.


Ashtu si Renard që shkaktoi një sensacion global si udhëheqës i skuadrës saudite, njëlloj edhe ish-bashkëshorti i partneres së tij aktuale bëri 20 vjet më parë kur udhëhoqi Senegalin drejt fitores së raundit të parë ndaj kampionëve të botës në atë kohë, Francës.

Renard dhe Dièye, të cilët të dy kishin tre fëmijë nga martesat e mëparshme, ranë në dashuri pas vdekjes së Metsu kur Herve ishte trajner i Marokut.

Dyshja thuhet se planifikojnë të martohen së shpejti.

Renard ka tre fëmijë – Candice, Kevin dhe Audrey. Candice është bërë një personazh VIP në Francë, duke u shfaqur në një sërë spektaklesh televizive.

25-vjeçarja iu nënshtrua një sulmi të egër gjatë mandatit të babait të saj si trajner i Marokut, kur u sulmua pas një ndeshjeje në Bregun e Fildishtë.

Renard mbeti në lot pas incidentit që ndodhi kur Candice po priste ta takonte jashtë dhomës së zhveshjes së ekipit, kur ajo u kap në një përleshje ku përfshiheshin tifozë të zemëruar vendas – dhe u godit nga rojet e sigurisë me shkopinj. Ajo më vonë duhej të largohej me barelë.

Ai tha më pas: “Nuk e di se si njerëzit mund të sillen kështu ndaj vajzës sime”.

Viviane, e cila vjen nga Senegali, takoi burrin e saj të parë në Itali dhe ai u konvertua në islam ndërsa lidhja e tyre zhvillohej.

Zonja Dièye ka hyrë në biznes në Marok ku ajo jetonte kur Renard drejtonte ekipin kombëtar. Ajo zotëron dhe drejton një dyqan sportiv në një qendër tregtare në Casablanca.

Me burrin e saj të parë ajo kishte tre fëmijë: Enzo, Noah dhe Maeva – dhe ajo është gjithashtu njerka e një të katërti, Remy, nga një lidhje e mëparshme e Metsut.

Pas vdekjes së Metsu, ajo dha një intervistë, në të cilën foli për “si mund të thoshte me krenari se kaloi një dekadë të mrekullueshme pranë tij”.

Renard, i lindur në Francë, njihet për veshjen e këmishës së tij të bardhë me fat.

Ai ishte një lojtar mesatar, karriera e të cilit në ligat më të ulëta franceze përfundoi në vitin 1998, kur ai pësoi një dëmtim në gju duke i dhënë fund karrierës.

Ai filloi të stërvitej me skuadrën e ligës së ulët SC Drguignan, duke u paraqitur në seancat e stërvitjes në mbrëmje pasi u ngrit në orën 2:30 të mëngjesit për të punuar si pastrues zyre.

Ai përfundimisht do të fillonte themelimin e kompanisë së tij të pastrimit industrial, por kurrë nuk e humbi dashurinë e tij për futbollin dhe pas periudhave si trajner në Kinë dhe Vietnam u emërua menaxher i Cambridge United në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2004.

Pasuria e tij u përmbys deri në vitin 2010 pas punës për ekipe të ndryshme kombëtare në të gjithë Azinë dhe Afrikën.

Ai udhëhoqi Zambinë dhe Bregun e Fildishtë drejt fitores në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitet 2012 dhe 2015.

Tre vjet më parë, ai nënshkroi një marrëveshje për të trajnuar ekipin kombëtar saudit pasi u shkarkua si trajner i skuadrës marokene – pavarësisht se i çoi ata në Kampionatin Botëror 2018 në Rusi.

Ndryshe nga historia shumëngjyrëshe e jetës së Renardit, skuadra heroike e futbollit të Arabisë Saudite ka profile shumë të ulëta – dhe është aq larg stilit të jetës me shkëlqim dhe magjepsës që gëzojnë shumë nga yjet e tjerë të Kampionatit Botëror.

Ndërsa gëzojnë paga të larta duke luajtur në ligën profesionale saudite, ata nuk e shfaqin pasurinë e tyre me fotot në Instagram të makinave të tyre të shtrenjta apo vizitat në resorte me pesë yje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori