LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e legjendës së Real Madridit, Iker Casillas shtrohet në spital pasi thuhet se i është rikthyer kanceri

Gruaja e legjendës së Real Madridit, Iker Casillas shtrohet në spital pasi thuhet se i është rikthyer kanceri
Foto: The Sun

Gruaja e Iker Casillas raportohet se është shtruar në spital pasi pësoi një pengesë në luftën kundër tumorit malinj të vezores.

Gazetarja e sportit dhe modelja, Sara Carbonero, u shtrua në një spital privat në qytetin verior spanjoll të Pamplona, vetëm dy ditë pasi mbushi 37 vjet.


Detajet e frikës së re shëndetësore u shfaqën të mërkurën dhe për këtë asaj iu desh të pezullonte angazhimet e punës.

Foto: The Sun

Ish-portieri i Real Madridit thuhet se do të merret me radhë me familjen e Saras për të vizituar gruan e tij në Klinikën Universitare të spitalit Navarra.

Ajo është operuar në të njëjtin spital, i cili mburret se është spitali më i mirë privat në Spanjë.

Raportimet lokale duke cituar burime të afërta me gazetaren thonë se ajo po shërohet dhe mezi pret të kthehet në jetën e saj të përditshme, nëse gjërat shkojnë siç duhet.

Carbonero njoftoi në maj të vitit 2019 se ishte operuar për kancer të vezoreve.

Foto: The Sun

Ajo iu nënshtrua një operacioni në ‘Ruber Internacional’ të Madridit për të hequr tumorin para se t’i nënshtrohej disa muaj kimioterapisë.

Casillas dhe Carbonero janë një nga historitë më të famshme të dashurisë në futboll të Spanjës.

Çifti kanë pësuar një numër frikësimesh shëndetësore në vitet e fundit.

Foto: The Sun

Mamaja dhe motra e saj gjithashtu thuhet se po e vizitojnë rregullisht së bashku me shoqen e saj të ngushtë, Isabel Jimenez.

Modelja njoftoi se kishte kancer vetëm tre javë pasi Casillas pësoi një sulm në zemër, ndërsa ai po stërvitej me Porto.

Ajo pranoi në atë kohë: “Kur nuk ishim shëruar ende nga një tronditje, jeta na ka befasuar sërish”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kendall Jenner duket tejet simpatike në një fustan veror, në Miami përpara Çmimit të Madh të F1

Kendall Jenner duket tejet simpatike në një fustan veror, në Miami përpara Çmimit të Madh të F1

Magazina
Kalo në kategori