LAJMI I FUNDIT:

Gruaja boshnjake feston ditëlindjen e 100-të duke hapur ekspozitën e saj

Gruaja boshnjake feston ditëlindjen e 100-të duke hapur ekspozitën e saj

Nada Rudan është më e relaksuar kur pikturon, një aftësi që ajo e zbuloi në moshën 87-vjeçare dhe që kulmoi këtë verë me një ekspozitë të veprave të saj artistike – për të shënuar ditëlindjen e saj të 100-të.

Gruaja me shtetësi boshnjake, thotë se ajo filloi të pikturonte në moshë të mëvonshme për të mbajtur veten të zënë dhe tani e sheh se ditët janë shpesh shumë të shkurtra për t’u përshtatur me gjithçka që ajo planifikoi të bënte.


Përditshmëria e saj është të pikturojë tre orë në mëngjes dhe dy orë pasdite, kur është në shtëpi.

“Nuk e di se çfarë është mërzia, nuk e di se çfarë është depresioni, gjithmonë gjej diçka për të bërë”, thotë ajo.

Shpirti i saj i pavarur, shëndeti i mirë dhe dashuria për udhëtimet e ndihmojnë atë.

Pas ekspozitës së saj në Sarajevë në fund të qershorit, Rudan u nis për një muaj pushime në bregdetin e Adriatikut dhe më pas udhëtoi për në Gjermani ku jeton vajza e saj.

“Unë jam e vendosur të mos bëhem barrë për fëmijët e mi”, tha për Reuters nëna e dy fëmijëve, gjyshja e tre fëmijëve dhe stërgjyshja e katër fëmijëve në shtëpinë e saj të gjerë në qendër të Sarajevës, e rrethuar nga disa prej 200 pikturave të saj.

“Dhe jam e qetë, nuk dua të jem nervoze, gjithmonë mendoj fillimisht dhe më pas veproj”, thotë Rudan, e cila siguroi jetesën si rrobaqepëse, duke mbajtur “klientë të zgjedhur” deri në moshën 85-vjeçare.

“Jam ende në gjendje të mirë shëndetësore, duart i kam të qëndrueshme, sytë më shërbejnë mirë”, thotë ajo, duke shtuar se kur pikturon rrallë vendos syze.

Ajo flet me mall për udhëtimet e shpeshta me fëmijët dhe nipërit e saj gjatë dekadave të fundit. Pas vdekjes së burrit të saj në vitin 1999, Rudan vizitoi Shtetet e Bashkuara, Amerikën Qendrore dhe shumë vende evropiane dhe ato udhëtime frymëzuan shumë nga pikturat e saj, si një vullkan në Hawaii ose piramidat në Meksikë.

Ajo vizitoi Hollywood-in në moshën 95-vjeçare dhe u lejua të hynte në teatrin ku zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve të Akademisë.

Rudanit i pëlqen më shumë të pikturojë natyrën dhe përdor ngjyra akrilike “sepse nuk kanë erë”.

Ajo e konsideron veten një “amatore” më shumë se një “artiste të vërtetë”, por është shumë krenare që e gjithë familja, miqtë dhe fqinjët e saj erdhën në ekspozitën e saj.

“Duhet të jesh pozitiv në jetë dhe të shpresosh për më të mirën, do të ketë gjithmonë një zgjidhje”, thotë Rudan, e cila i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe rrethimit të Sarajevës 1992-1995 nga forcat serbe të Bosnjës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Plani

Plani

Kalo në kategori