LAJMI I FUNDIT:

Grevat në vend, BSPK: Zgjidhja e vetme dialogu ndërmjet partnerëve socialë

Grevat në vend, BSPK: Zgjidhja e vetme dialogu ndërmjet partnerëve socialë

Për të 13 ditë me radhë po vazhdojnë grevat në arsim, ndërkaq lidhur me këtë kanë reaguar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

BSPK përmes një komunikate për media theksojnë se vetmja zgjidhje e duhur dhe e qëndrueshme për dalje nga greva e përgjithshme është dialogu social ndërmjet partnerëve socialë, qeverisë dhe BSPK-së, e jo format e tjera të komunikimit.


“Sot, më 6 shtator 2022, e martë, duam të njoftojmë opinionin e gjerë se takimet konsultative të kryetarit të BSPK-së me të gjithë ata që e duan zgjidhjen nëpërmjet dialogut social, si edhe takimi konsultativ me Presidenten është vetëm gjetja e rrugës së duhur për hapjen e dialogut të duhur social ndërmjet partnerëve socialë dhe jo diçka tjetër siç jepet a siç do të dëshironin të ishte nga ata që përhapin informacione jo të sakta.

Po ashtu po i përcjellim informacionet gjithandej ndërlidhur me zhvillimin e grevës dhe të veprimeve ndaj grevës, dhe mund të themi për opinionin e gjerë se Ligji për organizimin sindikal, Ligji për grevën po edhe norma e kërkon që zgjidhjet për kërkesat e drejta dhe të arsyeshme e ligjore të sindikalistëve duhen dhe mund të gjenden vetëm nëpërmjet të dialogut social të partnerëve socialë, Qeverisë dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura.

Prandaj duam edhe njëherë t’ia përcjellim opinionit të gjerë se e vetmja zgjidhje e duhur dhe e qëndrueshme për dalje nga Greva e Përgjithshme është dialogu social ndërmjet Partnerëve Socialë, Qeverisë dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe jo format e tjera të komunikimit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori