LAJMI I FUNDIT:

Greqia pritet t’i ndajë 10 miliardë euro si masë mbështetëse për bizneset dhe punëtorët nga pandemia COVID-19

Greqia pritet t’i ndajë 10 miliardë euro si masë mbështetëse për bizneset dhe punëtorët nga pandemia COVID-19

Për t’u marrë me pasojat e pandemisë COVID-19, qeveria greke pritet t’i ndajë rreth 10 miliardë euro si një masë mbështetëse për bizneset dhe punëtorët.

Kështu ka deklaruar ministri i Financave, Christos Staikouras duke shtuar se, “sa më gjatë të zgjasë kriza në një nivel botëror, evropian dhe kombëtar, aq më e vështirë do të jetë detyra e qeverisë për të arritur qëllimet e periudhës së mëparshme në një periudhë kaq të shkurtër kohe”.


Paketa e re e masave pritet të ofrojë lehtësim deri në fund të vitit, përcjell Monitor.

Staikouras tha se recesioni ekonomik në Greqi nuk ka intensitetin e atij që është në vendet e tjera dhe se ekonomia greke kishte baza të forta që e mbajtën ekonominë në zhvillim muajt e fundit, duke shtuar se qeveria mori masa të shpejta gjatë krizës së pandemisë.

Ministri tha se faza e fundit e fondit të garancisë për ndërmarrjet e vogla të mesme greke pritet të fillojë menjëherë. /Telegrafi/