LAJMI I FUNDIT:

Grekët vaksinojnë edhe fëmijët, francezët mbyllin klubet e natës – masat e reja në vendet e BE-së

Grekët vaksinojnë edhe fëmijët, francezët mbyllin klubet e natës – masat e reja në vendet e BE-së

Autoritetet franceze kanë miratuar masat e reja kundër pandemisë së coronavirusit, në mesin e të cilave është edhe mbyllja e klubeve të natës për katër javë.

E autoritetet sanitare në Greqi kanë miratuar vaksinimin e fëmijëve nga 5 deri në 11-vjeç, që do të fillojë nga 15 dhjetori, transmeton Telegrafi.


“Klubet e natës do të mbyllen për katër javë, nga fillimi i janar”, tha kryeministri Jean Castex i cili u bëri thirrje francezëve të zvogëlojnë kontaktet fizike.

Castex shtoi se të gjithë personat mbi 65-vjeç do të duhet të marrin dozën e tretë dhe atë pa termin – duke theksuar se qeveria franceze planifikon vaksinimin edhe të fëmijëve nga 5 deri në 11-vjeç.

Numri i të infektuarve është në rritje për shkak të variantit të ri Delta, e të dielën janë regjistruar 42.252 raste.

Në Francë deri më tani janë zbuluar 25 raste të infeksioneve me variantin e ri Omicron, derisa nga fillimi i epidemisë kanë humbur jetën afro 120 mijë persona.

“Termini i parë për vaksinimin e fëmijëve nga 5 deri në 11-vjeç do të jetë 15 dhjetori, e platforma për caktimin e terminëve do të jetë i qasshëm nga 10 dhjetori”, kanë njoftuar autoritetet greke.

Fëmijët do të vaksinohen me dozë më të vogël për dallim nga të rriturit, e seria e parë e vaksinave do të arrijë më 13 dhjetor.

Në Greqi në 24 orët e fundit nga coronavirusi kanë humbur jetën 116 persona, derisa u infektuan 4.943. E nga fillimi i epidemisë në këtë vend kanë humbur jetën 18.716 njerëz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori