LAJMI I FUNDIT:

“Green Fest” fton për të imagjinuar një botë të qëndrueshme

“Green Fest” fton për të imagjinuar një botë të qëndrueshme

Edicioni i 13’të i Green Fest është gati të nisë me temën frymëzuese “Imagine”, duke ftuar të gjithë qytetarët të bashkohen në një rrugëtim magjik të ndërgjegjësimit mjedisor dhe rekreacionit. Përgjatë datave 29 qershor – 2 korrik, pranë parkut të qytetit në Mitrovicë do të ofrohet një program dinamik me aktivitete gjithëpërfshirëse, edukative dhe argëtuese.

Festivali fillon më datën 29 qershor me një ceremoni hapëse e cila do të shoqërohet me një ekspozitë fotografie si dhe me shfaqjen e dokumentarit “Wild Kosova” nga Arian Mavriqi. Nata do të përcjellet me aktivitetin muzikor me çrast do të performojnë artistët: P.I.N.T – MC Kresha, Lyrical Son, Lluni, Dj Driton & DJ Bannzz.


Në ditën e dytë, më datën 30 qershor, programi edukativ vazhdon me prezantimin e hulumtimit dhe debatin publik mbi temën “Gjendja e mjedisit në Mitrovicë”, duke vazhduar më pas me aktivitetet e “Green Kids” në parkun e qytetit ku do të ofrohet një atmosferë argëtuese me pikturë, lojëra dhe shfaqje filmash për të fëmijtë.

Ndërkaq, pjesa e natës do të elektrizohet me performancën e artistëve si: Ataraxia, Vedat Ademi, Dren Abazi & Zig Zag Orchestra.

Me datën 1 korrik, Green Fest vazhdon me një aktivitet të shumëpritur të “Bike Day” duke u nisur nga parku i qytetit me mbarim deri në fshatin Çabër. Në të njëjtën kohë, publiku do të ketë mundësinë të marrë pjesë në publikimin e libërthit “Mbetjet Plastike dhe Unë!” në hapësirat e 7Arte. Krahas saj, një ekspozitë e veçantë ku imagjinata e studentëve të arkitekturës do të shpalosë punime vizionuese të objekteve të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë, do të zhvillohet në Galerinë “Shtatë”. Derisa, nata e fundit me program muzikor do të ofrojë skenën për artistët si: Shrimps, Jericho dhe krejt në fund Eugent Bushpepa.

Më datën 2 korrik, aventurat vijojnë me një hajking drejt lartësive të Shalës së Bajgorës, derisa krahas këtij aktiviteti “Vullnetarët për Atdhe të Pastër” organizojnë ngjarjen “Ta pastrojmë Ujvarën Trepça në Mitrovicë”. Aktiviteti sportiv “Pilates” do të organizohet në parkun e qytetit duke ofruar një mundësi të shkëlqyeshme për relaksim dhe stërvitje fizike. Krejt në fund, festivali do të mbyllet me një natë poetike, ku poetet e grupit letrar “Za” do ju ftojnë të zhyteni në botën e zanave të malit përmes poezive mjedisore.

Green Fest u bënë ftesë të rinjëve e qytetarëve që të marrin pjesë në aktivitetet edukative dhe argëtuese, të cilat synojnë të rrisin ndërgjegjësimin mjedisor dhe të përcjellin mesazhin e një bote më të gjelbër dhe të qëndrueshme për të gjithë. Green Fest është festival tradicional që organizohet nga 7Arte, duke synuar të fuqizoj artin dhe kulturën drejt ndërgjegjësimit të shoqërisë mbi ndryshimet klimatike dhe çështjeve mjedisore në vend.

Green Fest synon të inkurajojë qytetarët që të bashkohen dhe të punojnë së bashku për të ndërtuar një mjedis paqësor, një qytet dhe një botë më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë ne.

Green Fest tash e sa vite vije në sinkron me objektivat e zhvillimit të qendrueshëm, të njohura më konkretisht si SDG, andaj edhe tema e sivjetme është në përputhje me SDG 13 që trajton nevojën për veprim ndaj ndryshimeve klimatike. Me siguri kjo temë ju sjellë në mendje këngën e famshme “Imagine” të John Lennon, teksti i së cilës akoma vlen për njerëzimin.

Por, kësaj radhe do të imagjinojmë gjerë e gjatë.

Në kohërat të cilat po kalojmë skemi si të mos ndërlidhemi me aktualitetin që e jetojmë.

Imagjinoni një Mitrovicë paqësore. Imagjinoni që të katër lumenjtë që përshkojnë qytetin e Mitrovicës, me ujë të pastër. Imagjinoni malet e Shalës së Bajgorës me drunj të lartë, e të dendur. Imagjinoni rrugët urbane me më pak makina, me më shumë bicikleta e hapësira të gjelbra e
publike. Imagjinoni parkun industrial të Trepçës, të kthyer në një oazë të gjelbër e të jetueshme, të hapur për qytetarët e turistët, e që ofron hapësira për zhvillimin e ideve inovative, vende të reja pune e gjithëpërfshirje.

Imagjinoni ajër të pastër, e rikthim të shpezëve në këto anë. Imagjinoni botën ujore më të shëndosh e shtazët më të sigurta në natyrë. Imagjinoni një komunitet paqësor që vlerëson dallimet dhe ngjajshmëritë. Imagjinoni një shoqëri që praktikon barazi gjinore e me empati më të zhvilluar. Imagjinoni një shoqëri më të gatshme e më të organizuar për tu ballafaquar me vërshimet, zjarret, e fatëkeqësitë tjera natyrore. Imagjinoni një shoqëri me shëndet të plotë e me mirëqenie. Imagjinoni hapësira të bollshme për realizimin e programeve
kulturore, inovative e socializuese.

Imagjinoni Mitrovicën, qytet të gjelbër, qytet të zhvilluar ekonomikisht, e pse jo kryeqytet kulturor të Evropës. Imagjinoni një Evropë e një botë më paqësore e më të qëndrueshme…

Secili nga ju keni rol në realizimin e këtij vizioni, secili nga ju mund të kontribuoni në ndonjërën nga vizionet e lartcekura. Vetëm se duhet vepruar, nga dita në ditë. Për ne dhe ata që do vijnë.

Vetëm duke imagjinuar dhe vepruar së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme që dëshirojmë, një botë që është në harmoni me natyrën dhe e mbrojtur për brezat e ardhshëm.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori