LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka mes Arsenalit dhe Romës, çfarë mungon për të mbyllur marrëveshjen?

Granit Xhaka mes Arsenalit dhe Romës, çfarë mungon për të mbyllur marrëveshjen?

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka ka lënë të kuptohet se dëshiron të bashkohet me Jose Mourinhon te Roma, por Giallorossët nuk kanë arritur akoma marrëveshje me Arsenalin.

Gjigantët e Serie A kanë qenë në bisedime të avancuara me Topçinjtë për disa javë tani, por të dyja palët nuk kanë arritur një marrëveshje mbi çmimin e lojtarit.

Sipas mediumeve Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport, Roma ka ofruar 15 milionë euro në ofertë, por Arsenali dëshiron të paktën 20 milionë.


Transferimi i Granit Xhakës te Roma është afër të finalizohet, po kompletohen detajet e fundit
Lexo po ashtu Transferimi i Granit Xhakës te Roma është afër të finalizohet, po kompletohen detajet e fundit

La Gazzetta dello Sport shkon edhe më tutje duke thënë se çmimi i kërkuar i Topçinjve për mesfushorin shqiptar është saktësisht 23 milionë euro.

Roma tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me kapitenin e Zvicrës, i cili pritet të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare, 2.5 milionë euro në vit dhe ka njoftuar Topçinjtë se dëshiron të transferohet në Romë.

https://twitter.com/MourinhoNews77/status/1419411458186747907

Ai gjithashtu ka lënë shumë sugjerime në mediat sociale, duke pëlqyer pothuajse çdo postim të trajnerit Jose Mourinho në Instagram këtë verë.

Nuk është sekret që Xhaka dëshiron të bashkohet me Romën, por Giallorossët mund të ketë nevojë për më shumë se disa pëlqime në mediat sociale për të bindur Topçinjtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori