LAJMI I FUNDIT:

Grabitja e armatosur në Termocentralin “Kosova A”, Policia jep detajet e ngjarjes

Grabitja e armatosur në Termocentralin “Kosova A”, Policia jep detajet e ngjarjes
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se tek kabina ku ai bënë roje kanë shkuar dy persona me kapelë në kokë dhe të armatosur, të cilët nën kërcënimin e armëve e kanë mbajtur ankuesin për 20 minuta duke e kanosur dhe fyer.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 03:20 në termocentralin Kosova A, në Obiliq.


Në raport thuhet se pasi të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë vërejtur se mungon një pjesë e kabllos elektrike vlera dhe sasia ende nuk dihet.

Grabitje e armatosur në Termocentralin “Kosova A”
Lexo po ashtu Grabitje e armatosur në Termocentralin “Kosova A”

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tek kabina ku ai bënë roje kanë ardhur dy persona me kapela në kokë dhe të armatosur, të njëjtit nën kërcënimin e armëve e kanë mbajtur ankuesin për 20 minuta duke e kanosur dhe fyer. Pasi të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë vërejtur se mungon një pjesë e kabllos elektrike vlera dhe sasia ende nuk dihet. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/