LAJMI I FUNDIT:

Grabitet banesa, i marrin para edhe makinën në oborr

Grabitet banesa, i marrin para edhe makinën në oborr

Një tjetër banesë ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01.20.

Burimet e policisë bëjnë me dije se është njoftuar se është vjedhur banesa e shtetasit Z.B., banues në Ishull, Shëngjin.


Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që kanë konstatuar se 3 persona të maskuar, me anë të dhunës kanë vjedhur shumën monetare prej 1.500.000 lekë të reja si dhe një mjet Golf ¬5 në pronësi të shtetasit Z.B.

Falë veprimeve të shpejta hetimore ky mjet është lokalizuar dhe po ndiqej nga policia, por autorët e dyshuar të gjendur nën presionin e ndjekjes, kanë braktisur mjetin i cili është gjetur i rrëzuar në një kanal anë rruge dhe autorët e dyshuar janë larguar duke përfituar nga errësira.

“Janë shoqëruar disa persona si dhe janë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale.
Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 139 – 25 i Kodit Penal”, njofton policia, përcjellin mediat shqiptare.