LAJMI I FUNDIT:

Gostivar, plagosen dy gra nga krismat në dasmë

Gostivar, plagosen dy gra nga krismat në dasmë

Dy gra kanë marrë lëndime gjatë krismave në një dasmë në Çajle të Gostivarit. Pas lëndimeve të marra, dy gratë janë bartur në spitalin e Gostivarit, ndërsa personi i cili dyshohet se ka shkrepur me armë është privuar nga liria.

Sipas të dhënave të SPB Tetovë, gjysmë ore pas mesnatës në oborrin e shtëpisë së B.H (5.3), ka pasur krisma me armë zjarri. Për shkaqe ende të panjohura dy gra të pranishme në festë janë lënduar. Gratë e lënduara me inicialet H.I (44) dhe M.M (35) janë bartur në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sot në mëngjes, në vendin e ngjarjes prokurori Publik ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Pas denoncimit, rreth orës 1:30, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria pronarin e shtëpisë për shkak të dyshimeve se ai ka përdorur armët e zjarrit./Telegrafi/

Mos përdorni armë gjatë dasmave, thonë pollicia Tetovës
Lexo po ashtu Mos përdorni armë gjatë dasmave, thonë pollicia Tetovës