LAJMI I FUNDIT:

Gostivar, ndërron jetë një person pas goditjes nga vetura derisa ngiste biçikletë

Gostivar, ndërron jetë një person pas goditjes nga vetura derisa ngiste biçikletë
Bicycle accident, wheel in front of car low angle shot, focus on car Lenklypse 2012

73 vjeçari A.R. nga fshati Çajlë i Gostivarit ka ndërruar jetë këtë mëngjes në Qendrën klinike në Shkup, ku është dërguar ditën e djeshme, pasi që derisa ka qenë duke lëvizur me biçikletë është godit nga një veturë.

Sipas MPB-së, A.R. ka qenë në lëvizje me biçikletë në bulveradin “Goce Dellçev” kur është godit nga vetura “Fiat Tempra”, e drejtuar nga B.Q.(66). Shpejtë pas aksidentit që ka ndodhur rreth orës 14, A.R. është dërguar në spitalin e Gostivarit ku janë konstatuar lëndime trupore. Gjendja e tij është përkeqësuar dhe më pas ai është dërguar për në Klinikën e Shkupit.


Ekip policor dje ka kryer ekspertizë në vendin e aksidentit, ndërsa me urdhër të prokurorit duhet të kryhet autopsi e trupit të personit të ndjerë./Telegrafi/