LAJMI I FUNDIT:

Google përmes pajisjeve me sistem operativ Android, do të paralajmërojë ukrainasit për fillimin e sulmeve ajrore

Google përmes pajisjeve me sistem operativ Android, do të paralajmërojë ukrainasit për fillimin e sulmeve ajrore

Përdoruesit e pajisjeve me sistem operativ Android në Ukrainë, do të paralajmërohen me mesazh për sulmet ajrore ruse para se ato të ndodhin në afërsi të tyre, kanë bërë të ditur nga Google.

Në një postim të bërë në blog, Google ka konfirmuar bashkëpunimin me qeverinë ukrainase me qëllim që ta funksionalizojnë sistemin e paralajmërimit për sulme ajrore – që është i dedikuar për telefonat e mençur me sistem operativ Android, transmeton Telegrafi.


“Për fat të keq, miliona njerëz në Ukrainë po mbështeten në sirena që paralajmërojnë sulmet ajrore, me qëllim që të mund të tentojnë të strehohen në vende më të sigurta”, thuhet në postimin e bërë në blog.

Paralajmërimi në Android do të bazohet në të dhënat që ua dërgon tashmë qeveria ukrainase, e kjo po bëhet me qëllim që ky paralajmërim të dërgohet me herët, tha Dave Burke, nënkryetar i sektorit për zhvillim të Android.

Google tashmë ka ofruar aplikacionin Ukrainian Alarm në Google Play Store, që dërgon paralajmërimet për sulmet mbi ukrainasit në rajonet ku zhvillohen sulme të vazhdueshme.

Sistemi i ri do të jetë i qasshëm prej sot në të gjithë telefonat e mençur që funksionojnë në Android, dhe që në masë të madhe përdoren nga banorët e Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Kalo në kategori