LAJMI I FUNDIT:

Google ofron opsionin Assistant në bisedat nëpërmjet mesazheve (Foto)

Google ofron opsionin Assistant në bisedat nëpërmjet mesazheve (Foto)

Kompania Google po e ofron mundësinë Assistant për aplikacionin Android Messages, që është një ndihmës praktik, i ngjashëm me Allo që tashmë nuk është në funksion.

Nëpërmjet këtij opsioni, përdoruesi do ta inkuadrojë ndihmën, për allim prej kërkesës së mëparshme që nevojitej thërritja “Hey Google”, transmeton Telegrafi.


Nëse jeni duke bashkëbiseduar me një shok për ndonjë film, sistemi për asistim do të sugjerojë të dhënat e atij filmi.

Të dhëna për motin, lajmet lokale, apo informata tjera që zakonisht duhet t’i kërkoni në Google, janë në dispozicion nëpërmjet këtij opsioni.

“Është si një mundësi, që jepë përgjigje të shpejta dhe të pasura” ka thënë Scott Huffman, një prej krijuesve të këtij opsioni. /Telegrafi/