Google Chrome së shpejti do të jetë në gjendje të konvertojë PDF-at në tekst dhe më pas t’i “lexojë ato me zë”
Kompania Google së shpejti do t’ua lehtësojë jetën personave me shikim të dëmtuar duke futur teknologjinë OCR (njohja optike e karaktereve) në Chrome, e cila do të mundësojë konvertimin e fajllave PDF në tekst dhe më pas “leximin e tij me zë”. Por, kjo nuk është e gjitha, sepse i njëjti mjet do të përshkruajë fotot.
Funksioni i ri do të shpërndahet për përdoruesit në “muajt e ardhshëm” dhe Google planifikon ta zgjerojë përmes Chrome. Megjithatë, ende nuk dihet se cilat platforma do të marrin përmirësimin.
Lëvizja nga Google është pjesë e një shtytjeje më të gjerë arsimore që përfshin licencimin e aplikacioneve për Chromebook-ët shkollorë dhe qasjen falas në Adobe Express në SHBA.
Administratorët do të kenë më shumë kontroll mbi atë që studentët dhe mësuesit mund të kenë qasje në pajisjet e tyre Chromebook dhe do të jenë në gjendje t’i ndalojnë studentët të kopjojnë nga uebfaqet e caktuara, të tilla si mjetet gjeneruese të AI që mund t’i ndihmojnë ata të mashtrojnë në teste. Nga ana tjetër, përdoruesit do të mund të fikin mikrofonin dhe kamerën më lehtë pavarësisht se ku janë në OS.
Mjeti për konvertimin e PDF-së dhe leximin e tekstit është menduar kryesisht për përdorim në klasa ku ka studentë që kanë probleme me shikimin, në mënyrë që ta kenë më të lehtë të lexojnë materiale të skanuara nga klasa ose artikuj të nevojshëm kërkimor. Gjithashtu do ta bëjë internetin më të qasshëm për publikun. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeni robot bëhet me gëzof
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?
Razer Switchblade
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City