Gomez rikthehet në Gjermani

Sulmuesi gjerman i Fiorentinas nuk ka treguar atë që është pritur nga ai te skuadra vjollcë dhe pritet të largohet në përfundim të stinorit.
Skuadra e re e Gomezit pritet të jetë Borussia Dortmundi që ka treguar se e dëshiron ta ketë të vetin edhe në vitet e kaluara.
Gomez vlerësohet rreth 12 milionë euro nga Fiorentina, para që nuk janë problem për verdhezinjtë.
Ndërkohë, në Gjermani ka edhe skuadra tjera që e dëshirojnë lojtarin, si Borussia Moenchegladbach, Hamburg dhe Hoffenheim. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































