Të hënën mbrëma, Kosova është nikoqire e Malit të Zi në ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’, të cilën duhet ta fitojë.

Euforia para kësaj sfide të rëndësishme të ekipit tonë i ka kapluar të gjithë, duke përfshirë edhe yjet e njohura të skenës sonë.

Njëri prej tyre është Gold AG, i cili e ka takuar në Prishtinë mbrojtësin nga Presheva, Fidan Aliti.

“Me preshevarin e Përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti. Nesër presim fitore Kosovë”, ka shkruar reperi në përshkrim.

Në ndërkohë, në një postim në InstaStory, Gold AG ka bërë të ditur se do të jetë i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përcjellë ndeshjen, duke e publikuar biletën që e ka blerë. /Telegrafi/

(Foto: InstaStory/arianagushi)