LAJMI I FUNDIT:

Gold AG i drejtohet ministres së Arsimit: Shami në shkolla po, a ti në pushtet më kurrë hiç

Gold AG i drejtohet ministres së Arsimit: Shami në shkolla po, a ti në pushtet më kurrë hiç

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka folur së fundmi për çështjen e shamisë në shkolla.

Në një konferencë për media, ajo tha se kjo fushatë që është ngritur nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme.


“Sa i përket çështjes së Udhëzimit administrativ, është fol shumë kohët e fundit për Udhëzimin administrativ për shaminë, dua të bëj të qartë se nuk ka ndonjë Udhëzim administrativ për shaminë, nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohën e të fundit, nuk është të themi e bazuar dhe e qëndrueshme”, tha ajo.

Nagavci tutje shtoi që është përcaktuar qartë karakteri i shtetit të Kosovës dhe i institucioneve publike.

Çështja e shamisë në shkolla, ministrja e Arsimit: Është i përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë
Lexo po ashtu Çështja e shamisë në shkolla, ministrja e Arsimit: Është i përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë

“Udhëzimi Administrativ të cilit i kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta. Është vërtetë që ky Udhëzim Administrativ ka disa çështje ligjore, sepse preambula të cilës i referohet d.m.th nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MAShTI-t. Por, e vërteta është që rekomandimet janë dhënë që ai Udhëzim të mbetet në fuqi, ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik”, u shpreh Nagavci.

Gold AG: Foto: Screenshot/InstaStory

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer reperit Gold AG, i cili ka bërë një reagim përmes një postimi të shpërndarë në Facebook.

“Shami në shkolla kysmet po, a ti në pushtet më kurrë hiç. Ua për shaminë do të në vijë 1+1 gratis. Mbani në mend”, ka theksuar artisti nga Presheva.

View this post on Instagram

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

I njëjti duhet theksuar se është praktikues i fesë islame. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori