Golashënuesit më të mirë në historinë e ‘El Clasico’-s, Messi bindshëm i pari (Foto)
Ndeshja më e madhe e futbollit botëror ajo mes Real Madridit dhe Barcelonës po afrohet.
Dy rivalët e mëdhenj do ta zhvillojnë ‘El Clasicon’ numër 270 në të gjitha garat.
E golashënuesi më i mirë në këtë ndeshje të jashtëzakonshme mbetet Lionel Messi.
Ylli argjentinas ka shënuar plot 24 herë në portën e Real Madridit në të gjitha garat.
Messi mbanë primatin me gjashtë gola më shumë se ndjekësi më i afërt dhe do të jetë e vështirë që në një periudhë të shkurtë kohore ta zë ndonjë futbollist vendin e argjentinasit.
Në pozitën e dytë mbetet legjenda e ‘Los Blancos’, Alfredo Di Stefano i cili ka shënuar 18 gola në portën e Barcelonës.
Futbollisti më i mirë në botë për vitin që po e lëmë pas Cristiano Ronaldo ka një gol më pak në pozitën e tretë.
Një tjetër legjendë e Realit, Raul Gonzalez zë vendin e katërt me 15 gola të shënuara në portën e rivalit të madh.
E pozitën e pestë e mbanë ish-sulmuesi i Barcelonës Cesar Rodriguez me 14 gola sa kanë shënuar edhe Francisco Gento dhe Ferenc Puskas të Real Madridit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251