LAJMI I FUNDIT:

Gola të bukur dhe fitore bindëse e Barcelonës ndaj Huescas

Gola të bukur dhe fitore bindëse e Barcelonës ndaj Huescas
(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Barcelona ka arkëtuar pikë të plota në triumfin (4-1) ndaj skuadrës së fundit në La Liga, Huesca.

Në ndeshjen, në të cilën Lionel Messi e barazoi rekordin e përgjithshëm të Xavit për numrin e paraqitjeve me fanellën e Blaugranëve (nga 767) – nuk mund të mos shënonte.


Kur po zhvillohej minuta e 13-të, argjentinasi pranoi një top nga Sergio Busquets krijoi hapësirë dhe e dërgoi topin në këndin e portës.

(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Pas golit të mrekullueshëm nga 33-vjeçari, të dyja skuadrat patën raste shënimi, kurse vendasit ishin më të rrezikshëm. Pas një goditje të Jordi Albas që u përplas për shtylle, erdhi edhe goli i dytë i katalunasve.

Antoine Griezmann mori një top nga Pedri shumë larg gjashtëmbëdhjetëmetërshit, shkoi përpara dhe realizoi gol akoma më të bukur se Messi (35’).

(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Në fund të pjesës së parë u akordua penallti në favor të skuadrës mysafire, të cilën e konvertoi në gol Rafa Mir (45’+4).

Katalunasit shënuan një tjetër gol në fraksionin e dytë, ndërsa Oscar Mingueza realizoi golin e tij të parë me Barcën (53’) pas asistimit nga Leo Messi.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Superylli argjentinas nuk u ndal me kaq, por e shënoi edhe një tjetër gol të bukur në fund të takimit (90’+1).

Falë kësaj fitoreje, Barcelona pozicionohet në vend të dytë në tabelë me katër pikë më pak se lideri Atletico Madrid. Huesca mbetet në fund të renditjes me 20 pikë të arkëtuara pas 27 xhirosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori