LAJMI I FUNDIT:

Gola i reagon Haradinajt: Situata në veri, pasojë e politikave të mëparshme e jo Qeverisë Kurti

Gola i reagon Haradinajt: Situata në veri, pasojë e politikave të mëparshme e jo Qeverisë Kurti

Deputeti i LVV-së, Ardian Gola ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj  lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Haradinaj kishte thënë se “për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjësi kryesor është presidenti serb”, ndërsa kishte akuzuar qeverinë e Albin Kurtit për krijimin e “terrenit për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë”.

Gola ka shprehur dyshime në lidhje me kontekstin e deklaratave të Haradinajt.


Ai ka thënë se nëse Haradinaj po i referohet periudhës para ardhjes në pushtet të LV-së, atëherë sipas tij, ai vetë ka pasur një pjesë të përgjegjësisë për situatën në veri.

“Gjendja e veriut është krejtësisht rezultat i politikave të qeverisjeve të kaluara, ku bën pjesë edhe z. Haradinaj. Prandaj, nëse po i referohet asaj kohe, përgjegjës për atë gjendje është edhe vetë ai,” theksoi Gola.

Nëse Haradinaj i referohet gjendjes aktuale, Gola argumenton se kjo është një perceptim i pasaktë.

“Dukshëm, Haradinaj është i pa informuar sepse aty kanë ndodhur një seri zhvillimesh të frytshme në funksion të normalizimit të jetës qytetare,” tha Gola, duke përmendur përparimet si eliminimin e targave ilegale dhe funksionalizimin e postave të Kosovës.

Deputeti i LVV-së theksoi se veriu i Kosovës nuk ka qenë kurrë më mirë që nga ndarja para dy dekadash dhe shpreson se situata do të vazhdojë të përmirësohet.

“Aty do të bëhet më mirë se kaq, vetëm atëherë kur bashkëqytetarët serbë të asaj pjese, ose më saktë, përfaqësuesit e tyre politikë, shkëputen nga politika serbomadhe e vetëshkatërruese e Vuçiqit dhe kontribuojnë bashkërisht me komunitetet e tjera në ndërtimin e vendit brenda rendit kushtetues,” tha ai.

Gola përmendi gjithashtu se është dakord me konstatimin e Haradinajt për njohjen e ndërsjellë si zgjidhje me Serbinë, por beson se politika aktuale e Kosovës, përveç LVV-së, nuk ka qenë e drejtë për arritjen e këtij qëllimi.

Ai përfundoi me një shpresë për rrugën që do të ndjekë Kryeministri Kurti: “Unë kam kohë që besoj se rruga e Kryeministrit Kurti është e drejtë dhe vazhdoj të besoj. Ta shohim. Por rrugë tjetër nuk ka.” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij

Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij

Lajme
Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Lajme
Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar

Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar

Lajme
Kasanof në Kosovë - çfarë u bisedua në takimet e emisarit amerikan me Osmanin e Kurtin?

Kasanof në Kosovë - çfarë u bisedua në takimet e emisarit amerikan me Osmanin e Kurtin?

Lajme
Audio-incizimet e Kusari-Lilës me Milan Radoiçiqin, Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme

Audio-incizimet e Kusari-Lilës me Milan Radoiçiqin, Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme

Lajme
Kalo në kategori