Lionel Messi ishte protagonist në fitoren 2-0 të Inter Miami ndaj Portland Timbers në sezonin e rregullt të MLS-së.

Ylli argjentinas zhbllokoi rezultatin në minutën e 31-të pas një asistimi nga Telasco Segovia, ndërsa më pas u shndërrua edhe në asistues në minutën e 42-të, duke i dhënë pasim vendimtar German Berterame për golin e dytë.


Me golin e fundit, Messi ka arritur në 910 gola në karrierën e tij, të realizuara në 1,154 ndeshje zyrtare. Statistikat e tij përfshijnë 672 gola me Barcelona, 116 me Kombëtarja e Argjentinës, 89 me Inter Miami dhe 32 me Paris Saint-Germain.

- YouTube www.youtube.com

Përveç golave, sulmuesi argjentinas ka regjistruar edhe 412 asistime gjatë karrierës së tij.

Kjo paraqitje vazhdon formën e shkëlqyer të Messit, i cili tashmë ka shënuar në katër ndeshje radhazi. Ai realizoi dy gola ndaj Cincinnati, si dhe gjeti rrjetën kundër Toronto dhe Orlando City.

Në total, Messi ka regjistruar 12 gola dhe pesë asistime në 13 paraqitje këtë sezon në MLS.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo vazhdon të mbajë vendin e parë në listën historike të golashënuesve, me 971 gola në 1,322 paraqitje për klubet dhe Kombëtarja e Portugalisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app