LAJMI I FUNDIT:

Goga Basket eliminon Tiranën dhe kalon në gjysmëfinale të ‘Final 8’ në Ligën Unike

Goga Basket eliminon Tiranën dhe kalon në gjysmëfinale të ‘Final 8’ në Ligën Unike
(Foto: ligaunike.com)

Goga Basket ka shënuar fitore ndaj Tiranës 76-67 (25:12, 23:15, 10:26, 18:14), në çerekfinale të Final 8 të Ligës Unike.

Pesë minutat e para ishin të barabartë, por më pas Goga Basket shkëputet dhe fitoi çerekun e parë 25:12. Skuadra nga Durrësi vazhdoi me dominim në periodën e dytë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, ku shkoi në pushim me shifrat 48-27.


Por, Tirana nuk u dorëzua dhe u rikthye fuqishëm në periodën e tretë, duke afruar rezultatin në 56:51, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:53. Bardhebultë afruan rezultatin në 60:56, por më pas durrsakët sërish shkëputen, duke triumfuar në fund 76-67.

Te Goga Basket u dalluan Endrit Hysenagolli me 15 pikë e 8 kërcime, kurse te Tirana, Erin Hasani me 12 pikë e 10 kërcime.

Goga Basket në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli.

Ndeshjet çerekfinale zhvillohen në Rahovec, kurse pjesa finale e garave, më 13-14 prill në Durrës.

Orari

E mërkurë

19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Gjysmëfinalet dhe finalet

13 prill

16:00 Gjysmëfinalja e parë: Rahoveci-Peja

19:00 Gjysmëfinalja e dytë:

14 prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja e madhe.

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori