Goditje tjetër e madhe: Nga New York Knicks në Pejë

Skuadra pejane ka bërë edhe një goditje tjetër të madhe, ku ka transferuar në radhët e veta basketbollistin amerikan Chris Smith, transmeton Telegrafi.
Smith nuk është si lojtarët tjerë amerikan që kanë zbarkuar në Kosovë, por është një basketbollist që ka karrierë edhe në ligën më të fortë në botë në NBA.
Lajmin për ardhjen e tij në Pejë e ka bërë zyrtare faqja e klubit në rrjetin social Facebook, ku shihen shumë të lumtur me arritjen e marrëveshjes.
Gjithashtu anëtari më i ri i Pejës është edhe vëllai i yllit të madh të NBA-së, J.R Smith. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/02/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































