LAJMI I FUNDIT:

Goditje e madhe për Milanin para duelit me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve

Goditje e madhe për Milanin para duelit me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve

La Gazzetta dello Sport konfirmon se Mike Maignan ka të ngjarë të humbasë takimin e javës së ardhshme në Ligën e Kampionëve ndërmjet Milanit dhe Tottenhamit në San Siro.

Gazeta Tuttosport raportoi javën e kaluar se francezi po rikuperohej ende nga një lëndim dhe nuk do të rikuperohej në kohë për ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit të Antonio Contes më 14 shkurt.

Edicioni i sotëm i La Gazzetta dello Sport konfirmon se Maignan nuk është ende plotësisht në formë, duke shtuar se ka shumë pak gjasa që ish-portieri i Lille të jetë në portë për kuqezinjtë në ndeshjen e tyre me Spurs javën e ardhshme.

Milani pret që Maignan të jetë gati kundër Tottenhamit
Lexo po ashtu Milani pret që Maignan të jetë gati kundër Tottenhamit

Sipas raportimit, rikthimi i Maignan në aksion është vonuar më tej me portierin që mund të kthehet edhe në mars. Prandaj, Stefano Pioli shpreson që 27-vjeçari të jetë i disponueshëm për ndeshjen e dytë në Londrën Veriore më 8 mars, por klubi nuk ka caktuar një datë zyrtare për rikthimin e tij.

Maignan është përjashtuar përkohësisht nga skuadra e Milanit në Ligën e Kampionëve, por mund të rifutet 24 orë para ndeshjes.

Ai ka qenë jashtë fushës që nga shtatori, kur pësoi një lëndim, ndërsa ishte në ndeshjet ndërkombëtare me Francën. Ai pësoi një lëndim të ri në muskulin e shputës një muaj më vonë, duke e detyruar atë të humbasë Kampionatin Botëror në Katar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori