LAJMI I FUNDIT:

Goditet klani ‘Casamonica’, do të shemben tetë vilat e tyre në Romë (Video)

Goditet klani ‘Casamonica’, do të shemben tetë vilat e tyre në Romë (Video)

Në Romë nga policia italiane ka nisur një mega-operacion policor për goditjen e klanit “Casamonica”.

Sipas mediave, klanit në fjalë do t’i shkatërrohen 8 vila luksoze në periferinë lindore të kryeqytetit, të ngritura në mënyrë të paligjshme.


“Casamonica” është organizatë kriminale që ka vepruar prej vitesh në Romë, përcjell gsh.

Pas njoftimit nga kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, e cila ishte e pranishme në vendngjarje, qindra forca policie ndërhynë duke nxjerrë nga shtëpitë përrallore rreth 35-40 persona, duke përfshirë disa të mitur.

Kryebashkiakja Raggi që ishte e pranishme në operacionet e dëbimit, u ofendua nga disa banorë të shtëpive të paligjshme.

“Ata kanë bërë rezistencë”, tha komandanti i brigadës së Romës, Antonio Di Maggio, referuar banorëve.

Ndërkohë, brenda vilave kishte tavane të pikturuara, perde ari, dy statuja tigri dhe një kalë të veshur në ar, por edhe drogë. “Në vila gjetëm orendi të kushtueshme, shumë luksoze”, tha Di Maggio.

Operacioni për prishjen e vilave luksoze do të zgjasë një muaj dhe fillimisht do të ketë një fazë çlirimi dhe heqje të mallrave shtëpiake.

Pastaj çdo pronë do të bëhet e papërdorshme me një prishje të shënjestruar.

Zona ku janë ndërtuar vilat është subjekt i kufizimeve arkeologjike, peizazhore dhe hekurudhore.

Ndërkohë kryebashkiakja Raggi ka theksuar se administrata për 10 muaj ka planifikuar këtë operacion, ku janë angazhuar 600 forca policie dhe njëzet automjete.

Ky është operacioni më mbresëlënës kundër krimit i bërë ndonjëherë nga helmetat e bardha të Romës.

“Këto shtëpi kanë qenë këtu për 30 vjet, të kryera në shkelje flagrante të kodeve të ndërtimit, mbrojtjen e peizazhit, hekurudhave dhe zonave arkeologjike. Disa shtëpi kanë përfshirë edhe pjesët e tërësishme të ujësjellësit”, thanë autoritetet.

Ndërkohë ministri i Ekonomisë dhe lideri i “5 Yjeve”, Luigi Di Maio ka vlerësuar hapin e ndërmarrë nga Bashkia e Romës.

“Shkatërrimi i shtëpive të Casamonica nuk është vetëm një aksion simbolik. Ky është një akt themelor për të filluar për të çliruar Romën nga organizatat kriminale që krijuan Mafian Capitale. Është hera e parë në histori që bëhet diçka e tillë”, shkroi ai në Facebook.

Edhe zv/kryeministri Matteo Salvini ka vlerësuar operacionin, madje duk shkuar edhe vetë në vendngjarje përkrah policisë.

“Një shenjë e mirë, është vetëm fillimi. Unë kam ardhur që të falënderoj njerëzit e policisë sepse pas dekadash tregon ligjshmërinë në një lagje ku shenjë ishte abuzimi. Shenjë, kjo e keqe jo vetëm për romakët, por për të gjithë italianët”, tha ai.

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Botë
NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

Amerika
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori