0Shares

Policia amerikane është vënë në kërkim të një personi, i cili me veturë shtypi një grup adoleshentësh të cilët po i ndiqte dhe në një moment i godet me veturë.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur njëri prej të rinjve “fluturon” nga goditja e fortë, por që arrin t’i shpëtoj shtypjes së drejtpërdrejt, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në verilindje të Portland gjatë javës së kaluar, kurse kamera e sigurisë e vendosur në kulmin e një shtëpie private ka filmuar gjithçka.

Ajo çfarë po cilësohet mrekulli është i riu që arrin të ngritet në këmbë, dhe të vazhdojë vrapimin edhe pse goditet fuqishëm me veturë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)