LAJMI I FUNDIT:

GM “tërheq” rreth 600 mijë kamionë dhe SUV – zbulohet arsyeja

GM “tërheq” rreth 600 mijë kamionë dhe SUV – zbulohet arsyeja

General Motors po “tërheq” 597,630 kamionë dhe SUV të saj, sepse motorët V8 të automjeteve mund të dështojnë pa paralajmërim, duke rritur rrezikun e një përplasjeje.

Defektet “mund të çojnë në dëmtim të motorit dhe dështim të motorit”, sipas dokumenteve të postuara të martën nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada.

Tërheqja vjen në mes të një hetimi nga rregullatorët amerikanë të sigurisë së automjeteve pas raporteve për dështimin e motorit në automjetet GM, duke përfshirë Silverado-n më të shitur të kompanisë.

NHTSA në janar tha se po hetonte rreth 877,710 automjete pas marrjes së 39 ankesave nga përdoruesit e automjeteve GM të pajisura me motorë L87 V8.

GM prodhon motorin L87 V8 në vendet e tij të montimit në Tonawanda, New York; Spring Hill, Tennessee; si dhe St. Catharines, Ontario.

Për të rregulluar problemin, tregtarët do të inspektojnë motorin për riparim ose zëvendësim pa pagesë, thotë GM. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh

Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh

Auto
Si të kurseni karburantin me këto zakone të thjeshta

Si të kurseni karburantin me këto zakone të thjeshta

Auto
Një

Një "thesar në zemër të Dakotës së Veriut" - rreth 300 makina klasike amerikane pritet të dalin në ankand

Auto
Aksidenti i kësaj BMW M4 jep një mesazh të qartë: Kujdes kur vozitni me shpejtësi dhe në kthesa të rrezikshme

Aksidenti i kësaj BMW M4 jep një mesazh të qartë: Kujdes kur vozitni me shpejtësi dhe në kthesa të rrezikshme

Auto
XL 800 është versioni më i fundit i Brabus nga Mercedes G-Class

XL 800 është versioni më i fundit i Brabus nga Mercedes G-Class

Auto
Fundi i mashtrimit me kilometrazhin? Si BE-ja po kërkon transparencë për veturat e përdorura

Fundi i mashtrimit me kilometrazhin? Si BE-ja po kërkon transparencë për veturat e përdorura

Auto
Kalo në kategori