LAJMI I FUNDIT:

Gluteni, një problem në rritje kohët e fundit

Gluteni, një problem në rritje kohët e fundit

Gluteni është një temë për të cilën po flitet shumë në ditët e sotme. Vlerësohet se pothuajse 40% e popullsisë botërore është intolerante ndaj glutenit dhe më shumë se 55 sëmundje lidhen me të.

Disa ekspertë të shëndetësisë besojnë se gluteni është i dëmshëm për shumicën e njerëzve dhe shumë prej tyre përpiqen në mënyrë aktive të shmangin ngrënien e glutenit për arsye të alergjive dhe sëmundjeve të ndryshme.


Sëmundja e Celiakisë është një sëmundje autoimune e nxitur nga që paraqitet tek personat gjenetikisht të predispozuar për këtë sëmundje dhe karakterizohet nga një numër i madh manifestimesh klinike.

Studime të shumta raportojnë rritje të ndjeshme në përhapjen e sëmundjes në dy dekadat e fundit, dhe më së shpeshti paraqitet në Evropë.

Ekzistojnë pesë lloje të ndryshme të alergjisë ndaj glutenit dhe secila prej tyre ka shenja dhe simptoma specifike. Disa prej këtyre simptomave janë: tretja jofunksionale, skuqjet, mungesa e përqendrimit, dhimbja e kokës, depresioni dhe ankthi etj.

Ndërprerja e glutenit nga ushqimi mund të duket si një detyrë e vështirë dhe e kufizuar. Për fat të mirë, ka shumë ushqime të shëndetshme dhe të shijshme që janë natyrisht “gluten-free”.

Një dietë gluten-free mund të mbahet edhe duke konsumuar po ato produkte mirëpo që nuk përmbajnë gluten falë prodhimeve “gluten-free”, edhe pse në shumë raste nuk është e lehtë për tu gjendur.

Këto lloj produkte ushqimore të cilat nuk përmbajnë gluten mund të gjenden vetëm nëpër dyqane të caktuara dhe mund të konsumohen nga të gjithë jo vetëm ata që kanë problem me gluten .

Konsumimi i produkteve pa gluten padyshim se do të ju bëjë të ndjeheni më mirë sepse duke ngrënë shëndetshëm do të ndiheni më të lumtur.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori