LAJMI I FUNDIT:

Glik: Jam i zhgënjyer që nuk luajti sot Ronaldo – e merituam barazimin ndaj Juventusit

Glik: Jam i zhgënjyer që nuk luajti sot Ronaldo – e merituam barazimin ndaj Juventusit

Kamil Glik e ka shijuar barazimin 1-1 të Beneventos përballë Juventusit, por është i zhgënjyer që Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në atë takim.

Alvaro Morata shënoi golin e parë të takimit, por volej i Gaetano Letizia i barazoi shifrat, që në fund doli të jetë rezultai final..


“Ne ishim kundër një ekipi të shkëlqyeshëm, Juventusi ka kaq shumë cilësi, por ne patëm një paraqitje të shkëlqyeshme”, ka thënë Glik për Sky Sport Italia.

Juventusi bën hap fals - ndalet nga Benevento
Lexo po ashtu Juventusi bën hap fals - ndalet nga Benevento

“Ne krijuam më shumë mundësi shënimi se ata, u mbajtëm mirë në mbrojtje, kështu që është një pikë për t’u vlerësuar”.

“Kjo lloj qasje nuk është vetëm ajo që na duhet kundër Juves, por çdo javë, pasi jemi të sapo-promovuar, dhe të jemi me këtë qëndrim dhe vendosmëri, ne do të sigurojmë qëndrimin tonë në Serie A”.

Glik është përsëri në Serie A pas disa vitesh në Francë, por ai ka një histori të gjatë kundër Juventusit falë statusit të tij si një hero i Torinos.

Notat e lojtarëve: Benevento 1-1 Juventus
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Benevento 1-1 Juventus

“Do të gënjeja nëse do të thosha se kjo nuk ishte një lojë e veçantë për mua, pasi kalova pesë vjet të mrekullueshme në Toro. Kjo do të thotë shumë për mua, është në zemrën time, por unë luaj tani për Benevento dhe motivimi më i rëndësishëm ishte marrja e pikëve”.

Juventus e pushoi Ronaldon, kështu që a u lehtësua Glik kur mësoi se CR7 nuk do të ishte në Stadio Vigorito.

“Në të vërtetë isha i zhgënjyer që Ronaldo nuk po luante, pasi më pëlqen ta sfidoj veten kundër lojtarëve më të rëndësishëm në botë. Unë e njoh atë mirë, ne të dy i duam sfidat ”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori