LAJMI I FUNDIT:

Glen Johnson këshillon Chelsean: Mos e largoni Armando Brojën, shqiptarit duhet t’i jepet rasti

Glen Johnson këshillon Chelsean: Mos e largoni Armando Brojën, shqiptarit duhet t’i jepet rasti

Armando Broja është rikthyer te Chelsea pas huazimit një vjeçar te skuadra tjetër angleze Southampton.

Sulmuesi shqiptar është paraqitur mjaftë mirë dhe ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të njohura angleze dhe italiane për të.


20-vjeçari zhvilloi 38 ndeshje me fanellën e ‘shenjtorëve’ ku shënoi nëntë gola dhe dhuroi një asistim.

Megjithatë ish-mbrojtësi anglez i Chelsea e Liverpool, Glen Johnson ka këshilluar londinezët për mos ta lejuar largimin e Brojës për t’i jepet një mundësi shqiptarit për sezonin e ri.

“Mendoj se te Chelsea do të hezitojnë të shpenzojnë shuma marramendëse për një sulmues duke parë atë që ndodhi me Lukakun. Nëse do të varej nga unë, më mirë do ishte t’i jepej një shans Armando Brojës se sa të shpenzoja 80 milionë funte për një tjetër sulmues”.

“Do të ishte më mirë që të gaboja me një lojtar që është në skuadër, se sa të “hidhja në kosh” të tjera para”.

“Broja në zonë është shumë i mirë dhe ai ende mund të përmirësohet. Ka shënuar disa gola fantastik me Southampton, edhe pse është e vërtetë që Southampton nuk është Chelsea”.

“Por, tek Chelsea ai do të kishte më shumë mundësi për të shënuar dhe është teknikisht i mirë për të realizuar më shumë gola nga sezoni i ardhshëm”, u shpreh Johnson për mediat angleze.

Ditë më parë në Angli u raportua se Chelsea mund ta përfshijë Brojën në ofertën drejtuar West Hamit për Declan Rice, por ende nuk ka asgjë konkrete. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori