LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari ndëshkohet me 12 ndeshje, pas goditi lojtarin në ijë

Gjyqtari ndëshkohet me 12 ndeshje, pas goditi lojtarin në ijë

Gjyqtari meksikan, Fernando Hernandez, është përjashtuar për 12 ndeshje pasi gjunjëzoi një lojtar duke e goditur në ijë gjatë një ndeshjeje të ligës të dielën.

Mesfushori Lucas Romero dhe shokët e tij të skuadrës te Leon i kishin bërë thirrje arbitrit që të bënte një rishikim në VAR, pasi Club America kishte shënuar golin e barazimit në mënyrë  të diskutueshme në ndeshjen e tyre në Liga MX.


Hernandez, i cili kishte ndëshkuar shokun e skuadrës së Romeros, u duk se ngriti gjurin në ijën e mesfushorit pasi u përball me lojtarin duke bërë që ai të binte në tokë.

Gjyqtari meksikan Fernando Hernandez u duk se gjunjëzoi lojtarin e Leon, Lucas Romero në ijë.

Pasi Federata Meksikane e Futbollit konfirmoi se një hetim kishte nisur pas incidentit, një komitet disiplinor i Liga MX njoftoi dënimin për Hernandez të martën.

Në një deklaratë ata thanë: “Fernando Hernandez Gomez, arbitri i ndeshjes (Club America vs Leon), sanksionohet nga Komiteti Disiplinor me 12 ndeshje pezullim, për shkelje të nenit 30, paragrafi G) të FMF-së (Federata e Futbollit Meksikan) Rregullorja e Sanksioneve, duke u përfshirë në sjellje të dhunshme kundër një lojtari”.

Në një lojë me tensione të larta, drejtuesit e të dy skuadrave – Nicolas Larcamon dhe Fernando Ortiz – u përjashtuan nga fusha pas një përplasjeje, ndërsa gjashtë kartonë të verdhë u shfaqën gjatë 10 minutave kaotike të pjesës së dytë.

Komiteti disiplinor zbuloi gjithashtu se Romero kishte marrë një ndalim me dy ndeshje për ‘shkelje të parimeve të sportit dhe lojës së ndershme, nëpërmjet veprimeve ndaj zyrtarëve të ndeshjes’, ndërsa Larcamon dhe Ortiz u pezulluan me dy ndeshje për ‘sjellje të dhunshme’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori