LAJMI I FUNDIT:

Gjysmë shekulli për “Led Zeppelin II”

Gjysmë shekulli për “Led Zeppelin II”

Albumi “Led Zeppelin II” mbush 50 vjet. Bëhet fjalë për diskun perfekt me të cilin grupi u bë i famshëm sa Beatles.

Disku doli më 22 tetor 1969 dhe kishte këngët me të cilat katër pjesëtarët e grupit u ngjitën në majat e klasifikimit. Për shumëkënd, bëhet fjalë për një nga albumet më të fuqishme të historisë së rokut.


Albumi kishte këngët “Whole Lotta Love”, “What Is and What Should Never Be”, “The Lemon Song”, “Thank You”, “Heartbreaker”, “Living Loving Maid (She’s Just a Woman)” , “Ramble On”, “Moby Dick” dhe “Bring It On Home”. Është shitur deri sot në 12 milionë kopje ndërsa ishte 12 herë i certifikuar si disk i platinit.