Gjysmë milioni euro investime për transformimin e Emergjencës në një Klinikë moderne (Foto)
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sot është bërë hapja e repartit të rinovuar të Klinikës së Emergjencës.
Në hapje të këtij reparti morën pjesë kryeministri, Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se shëndetësia është duke u rinovuar tërësisht.
“Kjo është një e arritur e shëndetësisë së Kosovës, nuk është vetëm ky repart, shëndetësia në tërësi është duke u rinovuar, kemi personelin më të mirë në botë, ju kanë munguar kushtet, pagat, bashkërisht do të jemi bashkë”, tha ai.
Tutje, kreu i ekzekutivit ka folur edhe për sigurimet shëndetësore, duke dhënë edhe një kohë se kur do të fillojnë ato.
“Është e arritur e jona, shëndetësia ka qenë e lanë pas dore, është hera e parë që ka ndryshuar diçka, se ose ka qenë ministri nga komunitetet ose parti e vogël. Sigurimet shëndetësore nuk janë proces i lehtë, duhet me publikun me bë bazë të parave me u mbush arka e kontribuueseve, lajm i mirë që lista esenciale po mbushet. 2020 me fillu me sigurimet shëndetësore”, tha Haradinaj.
Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka premtuar rritje të pagave të personelit shëndetësor.
“Qëllimi i vizitës tonë ka një mesazh, falënderimin e punonjësve shëndetësor që kanë bërë punë të jashtëzakonshme edhe pse nuk i kanë pasur kushtet, kemi një mesazh të qartë shëndetësia është e shtrenjtë, shteti i Kosovës jemi të vendosur të shkojmë deri në fund që qytetarët tanë denjësisht të trajtohen, mos të kenë nevojë të dalin jashtë vendit për shërbime shëndetësore. Do t’i përkrahim në çdo aspekt, do t’i përkrahim personelin shëndetësor. Do t’i ngrisim pagat e gjithë personelit shëndetësor. Deri në mesin e vitit tjetër, deri në qershor, asnjë pacient mos të ketë nevojë të blejë barna në mënyrë private. T’i paguajmë tatimet, përmes parave të taksapaguesve në arrijmë me i bë këto renovimet”, tha ai.
“Vitin e ardhshëm të mos paguaj asnjë cent pacienti që trajtohet për barna, nga viti 2020, fundviti i 2019 përgatiten sigurimet shëndetësore”, tha ai.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka bërë të ditur se i gjithë investimi ka kushtuar 450 mijë euro.
“Kemi hapjen e qendrës emergjente, një siguri me e madhe për pacientet për stafin personelin mjekësor, ndryshimi i kushteve për qytetarë. 60 mijë pacientë në vit vijnë këtu, do të marrin shërbime me të mira me pajisje moderne. Qytetari nuk ka nevojë të mendojë të marrë dikë për përkujdesje, një ditë e madhe për të gjithë qytetarët dhe personelin shëndetësor që kanë punuar në kushte të vështira”, u shpreh ai.
“Rreth gjysmë milioni euro investime, për transformimin e Emergjencës në një Klinikë moderne, të pajisur me aparaturë të teknologjisë së fundit, të denjë për të pritur qytetarët tanë në nevojë. E drejta për jetë është e panegociueshme, e me rinovimin e kësaj klinike ne kemi rritur shanset për mbijetesë të gjithsecilit që kërkon trajtim emergjent. Sot, të gjithë jemi më të sigurt. Urime të gjithëve!”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi