LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja shpenzoi 15 mijë euro për të dekoruar tavanin e dhomës për festat e fundvitit (Foto)

Gjyshja shpenzoi 15 mijë euro për të dekoruar tavanin e dhomës për festat e fundvitit (Foto)

Sylvia Pope nga Swansea e Wales, shpenzoi katër muaj për vendosjen e më se 2,000 dekorimeve, në tavanin e dhomës së saj të ditës, që i kushtuan rreth 15 mijë euro.

Për gjyshen 76-vjeçare që i adhuron festat e fundvitit, ky është një argëtim shumë i madh, që e ka nisur para dy dekadash, kur pa diçka të ngjashme në shtëpinë e një mikës së saj, transmeton Telegrafi.


Në 19 vitet që do vinin, ajo mrekulloi miqtë e saj me dekorimet që niste t’i vendoste prej verës – që të sigurohet se magjia e festave, e zë të përgatitur si duhet.

Me kalimin e viteve, Pope po e ka gjithnjë e më të vështirë vendosjen e dekorimeve – pasi që të gjitha i vendos vet, pa ndihëm e askujt, nga frika se mos ia dëmtojnë ndonjë pjesë.

“Të gjithë nervozohen që nuk po i lë të më ndihmojnë, por është hobi im për të cilin e ndaj të gjithë kohën e mundshme”, ka thënë pensionistja.

Mirëpo, ky hobi po i kushton mjaft, pasi ajo zgjedh dekorimet më të bukura dhe me materiale të çmueshme, që kanë çmime të larta.

Derisa elementi më i shtrenjtë i ka kushtuar rreth 100 euro, kënaqet edhe më më të lira si ato që kushtojnë prej 20 deri në 60 euro. “Kam blerë dekorime nga Malta, Holanda, New Yorku, Praga, Las Vegas dhe Cayman Islands, ku do që kam shëtitur” ka thënë Pope, e cila viziton shumë shtete, ndërsa kthehet me dekorimet m të rralla.

Tani që koleksioni saj është zgjeruar shumë, ajo nisë ta dekorojë shtëpinë prej shtatorit, ndërsa i lë në tavan deri në mars, kur nisë t’i largojë, për të vazhduar sërish disa muaj më vonë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Komplimenti

Komplimenti

Kalo në kategori