LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, dëshmitari thotë se në veri të Mitrovicës ka grupe kriminale por për sigurinë e tij s’mund t’i përmend

Gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, dëshmitari thotë se në veri të Mitrovicës ka grupe kriminale por për sigurinë e tij s’mund t’i përmend
Foto: Arkiv

Dëshmitari I.Ç, ka deklaruar se në Komunën e Mitrovicës së Veriut ka grupe kriminale, por për shkaqe të sigurisë së tij personale nuk mund t’i thotë emrat e tyre.

Ai këtë e ka thënë në gjykimin ndaj Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha  Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, tani të ndjerit Oliver Ivanoviq në janar të 2018-ës.


Në seancën e së enjtes në Departamentin Special, të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është dëgjuar dëshmitari I.Ç, i cili duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Special, Burim Qerkini, ka deklaruar se në Veri të vendit ekzistojnë grupe kriminale, por për shkaqe të sigurisë së tij ai ka vendosur të mos i thotë emrat e tyre.

Në seancën e 30 gushtit 2021, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj kishte marrë vendim që deklaratat e dëshmitarëve të mos publikohen, në mënyrë që të mos dëmtohet procesi i gjykimit.

E një kërkesë e tillë ishte përsëritur nga gjykatësi Kurtaj edhe në seancat  e kaluara, i cili  kishte paralajmëruar edhe largimin e mediave nëse vazhdohet të publikohen të dhënat e dëshmitarëve dhe deklaratat e tyre.

Ndryshe, para fillimit të seancës një person, i cili u deklarua si gazetar, ka bërë disa fotografi, ku prokurori Qerkini i kërkoi policisë në sallë të t’i merrnin telefonin këtij personi dhe të t’ia jepnin trupit gjykues posa të hyjë në sallë.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kurtaj ka kërkuar nga ky gazetar serb, që t’i fshijë të gjitha fotografitë të cilat ju ka bërë të akuzuarve dhe avokatëve, pasi sipas gjykatësit nuk ka drejtë të bëhen fotografi dhe video-incizime të akuzuarve pa lejen e trupit gjykues.

Po ashtu, ai ka thënë se deklarata e dëshmitares që ishte dëgjuar seancën e kaluar, nga disa media është publikuar në tërësi dhe se kjo sipas gjykatësit Kurtaj po e dëmton procesin gjyqësor.

Gjykatësi Kurtaj ka thënë se emrat e mediave që i kanë publikuar këto deklarata i ka shënuar dhe se për këtë do t’i drejtohet rregullatorit të mediave, pasi sipas tij, edhe përkundër vërejtjeve që deklaratat e dëshmitarëve të mos publikohen në tërësi ato po vazhdojnë të publikohen.

Seancat e radhës për këtë rast janë caktuar më 18, 19 dhe 20 janar 2022, ku pritet të dëgjohen dëshmitarë të tjerë. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori