LAJMI I FUNDIT:

Gjykata merr vendim për Gjebrenë, pas intervistës me Marjan Rrokun që kishte vrarë një vajzë dhe nënën e saj

Gjykata merr vendim për Gjebrenë, pas intervistës me Marjan Rrokun që kishte vrarë një vajzë dhe nënën e saj

Gjykata e Tiranës e ka shpallur të pafajshëm moderatorin e mirënjohur, Ardit Gjebrea, i dërguar në gjyq në qershor të këtij viti për “fyerje të kryer botërisht”, raporton Panorama.

Gjebrea u padit në Gjykatë nga Faslli Canaj, babai i adoleshentes Alda Canaj, e cila u vra bashkë me të ëmën e saj në vitin 2001 nga ish-agjenti i SHISH, Marjan Rroku.


Canaj shfaqi pretendime në lidhje me përmbajtjen e një interviste të Gjebresë me të dënuarin Rroku në ambientet e burgut të Fushë-Krujës. Procesi gjyqësor ku ishte palë edhe moderatori përfundoi në 17 nëntor.

Në përfundim të nëntë seancave gjyqësore, në përfundim të shqyrtimit dhe analizimit të provave të paraqitura nga palët në gjyq, një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari Martin Deda, vlerësoi se nga ana e Gjebresë nuk ishte konsumuar kundërvajtja penale për të cilën akuzohej.

Marjan Rroku dhe Ardit Gjebrea
Marjan Rroku dhe Ardit Gjebrea

“Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Ardit Gjebrea, për kundërvajtjen penale të ‘fyerjes së kryer botërisht’, më shumë se një herë”, thuhej në dispozitivin e vendimit të Gjykatës.

Faslli Canaj iu drejtua Gjykatës së Tiranës me një padi për “fyerje” kundër moderatorit në 25 prill 2016. Pas dy seancash gjyqësore, Gjykata vendosi kalimin e çështjes në seancë gjyqësore, ku Gjebrea ishte palë e akuzuar.

Intervista, përmbajtja e së cilës u konsiderua fyese nga ana e Faslli Canajt, u transmetua gjatë programit “E diela shqiptare” të datës 28 shkurt 2016. Canaj pretendoi se shfaqja në televizion e intervistës së Marjan Rrokut i terrorizoi duke u risjellë ngjarjen e dhimbshme që përjetoi familja e tij 15 vjet më parë.

Kallëzimi penal kundër Ardit Gjebresë
Kallëzimi penal kundër Ardit Gjebresë

“Së pari, për emisionin ne nuk kemi pasur asnjë sinjalizim si familje e dëmtuar dhe kjo na shkaktoi një tronditje të gjithëve, saqë nuk mund ta përshkruajmë. Së dyti, ai ka përdorur emër dhe mbiemër të plotë të vajzës, pa leje. Së treti, ka përdorur foto të familjes sime, gruas, vajzës, madje dhe nënës e varrezave përsëri pa na pyetur”, ishin disa nga pretendimet e të dëmtuarit akuzues Canaj.

Në trend Magazina

Më shumë
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori