LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese spanjolle bllokon Puigdemont të marr postin e Presidentit

Gjykata Kushtetuese spanjolle bllokon Puigdemont të marr postin e Presidentit

Gjykata Kushtete e Spanjës ka bllokuar ish-Presidentin katalanas, Carles Puigdemont, që të marrë përsëri atë post.

Kjo gjykatë vendosi të shtunën se ish-Presidenti i kërkuar nuk mund të kryente detyrën nga jashtë vendit nëse kthehej në postin presidencial përmes një votimi të parlamentit rajonal të martën.


Puigdemont ka thënë se mund ta bëj betimin në distancë përmes një videokonference.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, ka thënë se Puigdemont nuk mund të kryej detyrën si President katalanas gjatë mërgimit dhe se nëse zgjidhet atëherë pezullimi i autonomisë së Katalonjës do të mbetet në fuqi.

Puigdemont është i vetmi kandidat për President.

Ai udhëhoqi përpjekjet e vitit të kaluar për referendumin për ndarjen e Katalonjës nga Spanja, i cili u mbështet nga shumica e njerëzve që votuan. Pasi qeveria në Madrid shpërndau parlamentin dhe pezulloi autonominë e rajonit, Puigdemont iku në Bruksel. Ai përballet me arrestim nëse kthehet në Spanjë.

Udhëheqësit e tjerë të lëvizjes së pavarësisë mbeten në mërgim ose në burg në Spanjë. /VOA /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori