Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë mbajti mbledhjen e radhës, hodhi poshtë disa nisma


Në mbledhjen e sotme të Gjykatës Kushtetuese u hodh poshtë nisma kundër dispozitave ligjore të Ligjit për veprimtari filmike, pasi që ata tashmë nuk janë në rendin juridik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësit nuk inicuan asnjë procedurë për nismën ndaj neneve të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të parë minerale dhe të Ligjit për zgjedhje, si edhe të Rregullores për miratimin e mënyrës së dhënies së provimit për ndërjmetësues në tërësi dhe për nenet 7 dhe 4, në veçanti.
Diskutimi për nismën për Ligjin për përmbarime u shty./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/02/2017





































