Policia e Las Vegasit ka lëshuar një urdhër për t’i marrë ADN-në Cristiano Ronaldos për të parë nëse përputhet me atë që gjendet në veshjet e femrës që pretendon se është përdhunuar prej portugezit.

Wall Street Journal raporton se autoritetet kohët e fundit dërguan një kërkesë në gjykatat italiane, pasi futbollisti tani luan për Juventusin.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e Kathryn Mayorga në “Der Spiegel” dhe ka kërcënuar me veprime ligjore për shpifje.

Sipas revistës gjermane, 34-vjeçarja Mayorga ka paraqitur një raport në policinë amerikane pas incidentit se ka ndodhur në një suitë të një hoteli në vitin 2009.

Ajo më pas arriti një marrëveshje jashtë gjyqësore me 33-vjeçarin në vitin 2010, duke marrë 375 mijë dollarë amerikanë për të heshtur, por avokatët e saj besojnë se marrëveshja e mos-zbulimit është e pavlefshme.

Ish-e dashura e Cristiano Ronaldos, Jasmine Lennard: Ai është gënjeshtar dhe psikopat me probleme mendore Ish-e dashura e Cristiano Ronaldos, Jasmine Lennard: Ai është gënjeshtar dhe psikopat me probleme mendore

Peter Christiansen, një prej avokatëve të No. 7 ka pohuar se dokumentet ligjore të botuara nga Der Spiegel në lidhje me akuzat për përdhunim janë ndryshuar ose janë tërësisht të fabrikuara. /Telegrafi/