LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit vendosi, Damovski mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit vendosi, Damovski mbetet në paraburgim

Me vendim të Gjykatës së Apelit, regjisori dhe njëri nga organizuesit e protestës “Për Maqedoni të përbashkët”, Boris Damovski mbetet në paraburgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I dyshuari për ngjarjet e përgjakshme për 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë nëpërmjet të avokatit të tij kërkoi nga Gjykata e Apelit ndërprerje të masës së paraburgimit.


Në fillim, për Damovskin u caktua masa arrest shtëpiak, por pasi që Prokuroria dorëzoi ankesë, Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 e ndryshoi vendimin paraprak dhe caktoi masë paraburgimi.

Deri më tani, Gjykata e Apelit në seanca publike dhe të mbyllura i verifikoi vendimet e Gjykatës Penale për të gjithë të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit./Telegrafi/