LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit e kthen në rivendosje rastin e të riut nga Shtërpca, Danijel Vasiljeviq

Gjykata e Apelit e kthen në rivendosje rastin e të riut nga Shtërpca, Danijel Vasiljeviq

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj për një muaj paraburgim për të riun nga Shtërpca, Danijel Vasiljeviq i cili ishte arrestuar në fillim të muajit shtator nën akuzën se ka kërcënuar dhe ngacmuar kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq dhe vajzën e tij, Gjykata e Apelit ka vendosur që rastin ta kthej në rivendosje.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur, avokati Mentor Neziri i cili tha se Gjykata Themelore në Ferizaj (gjykata e shkallës së parë), duhet të vendos dhe njëherë për rastin, nëse ka pas bazë që t’i caktohet paraburgimi apo jo.


“Gjykata e Apelit e ka kthy lëndën në rivendosje edhe njëherë. Që d.m.th, edhe njëherë gjykata e shkallës së parë duhet të vendos dhe njëherë për këtë rast, nëse ka pas bazë që t’i caktohet paraburgimi apo jo. Edhe nëse ka pas bazë ta shqyrtojë më mirë rastin”, ka thënë Neziri.

Ai po ashtu tha se ende nuk dihet data se kur pritet të mbahet kjo seancë.

“Ende s’kemi ndonjë datë se kur pritet të mbahet seanca”, ka thënë ndër të tjera avokati Neziri.

Telegrafi po ashtu ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit, ku thuhet se pas ankesës së avokatit të të dyshuarit, Danijel Vasiljeviq rasti të kthehet në rivendosje.

Sipas vendimit, i dyshuari Danijel Vasiljeviq do të mbetet në paraburgim deri në vendimin e ri të Gjykatës Themelore.

“Pas ankesës së avokatit të dyshuarit, Danijel Vasiljeviq, Gjykata e Apelit merr vendim që rasti të kthehet në rivendosje në Gjykatën Themelore në Ferizaj. I dyshuari D.V, mbetet në paraburgim deri në vendimin e ri të Gjykatës Themelore”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Telegrafi.

Ndryshe, i riu Danijel Vasiljeviq ishte arrestuar më 4 shtator nga Policia e Kosovës, dhe tri ditë pas, më 8 shtator, Gjykata Themelore në Ferizaj, kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij nën dyshimin se ka kryer vepër penale duke ngacmuar kryetarin e komunës, Dalibor Jevtiq dhe vajzën e tij përmes rrjeteve sociale.

Ndërsa, babai i tij, Gorani për Telegrafin pati thënë se djali i tyre është i pafajshëm dhe se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të deklaruar pafajësinë e tij.

Vasiljeviq ishte shprehur se rasti i djalit të tij është i motivuar politikisht “Danjelin e kanë burgosur serbët e jo shqiptarët”. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori