LAJMI I FUNDIT:

Gjuha më e “veçantë” në botë!

Gjuha më e “veçantë” në botë!

Ndoshta mund t’ju duket e pabesueshme, por ekziston një gjuhë që flitet vetëm nga tre njerëz.

“Badeshi” dikur flitej gjerësisht në një fshat të largët të mbuluar me dëborë, thellë në malet e Pakistanit verior. Por, tani konsiderohet e zhdukur.


Në fshatin Bishigram, BBC ka gjetur tre burra të moshuar që mund të flasin ende gjuhën Badeshi.

Nuk ka shumë mundësi për vende punë në këtë zonë, kështu që këta burra kanë kaluar më tepër kohë në zonë turistike Swat, ku ata komunikojnë kryesisht nëpërmjet gjuhës Pashto

Gazetarët e BBC-së kanë zbuluar se personat që e flasin këtë gjuhë janë Said Gul, Ali Sher dhe Rahim Gul. Disa nga frazat e gjuhës së tyre janë:

• Meen naao Rahim Gul thi – Emri im është Rahim Gul
• Meen Badeshi jibe aasa – Flas badeshi
• Theen haal khale thi? – Si je?
• May grot khekti – Kam ngrënë
• Ishu kaale heem kam ikthi – Nuk kishte shumë reshje bore këtë vit!

Fatkeqësisht, linguisti Muhammad Zaman Sagar, mbase i vetmi që ka studiuar këtë gjuhë, ka arritur që të mbledh veç disa qindra fjalë. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
PORSI NJË GRUA

PORSI NJË GRUA

Poezi
PIÇULAT

PIÇULAT

Poezi
“Vlora-Vlora”

“Vlora-Vlora”

Kulture
KOSITËSI

KOSITËSI

Poezi
PËR VETVETEN

PËR VETVETEN

Fjala+
Kalo në kategori