LAJMI I FUNDIT:

Gjuajti me armë zjarri, arrestohet serbi në Novobërdë

Gjuajti me armë zjarri, arrestohet serbi në Novobërdë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një serb në Novobërdë, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur më datën 24 prill, gjithashtu Policia njofton se ka konfiskuar edhe një armë në shtëpinë e të dyshuarit.


“Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, stacionit policor Novobërdë me datën 24.04.2023 ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Makresh komuna e Novobërdës.Njësitet policore i janë përgjigjur rastin duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin S.S. (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar serb). Me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellës të të dyshuarit me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi për gjykatën një (1) armë automatike AK-47, njëzet e dy (22) copë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një (1) karikator”, njofton Policia.

Më tej, Policia bën të ditur se prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, rasti do të procedohet në prokurorinë themelor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori