LAJMI I FUNDIT:

Gjoshi i PDK-së: Nëse Rexhep Selimi nuk do të ishte në LVV, Kurti nuk do ta dëshironte lirimin e tij nga Haga

Gjoshi i PDK-së: Nëse Rexhep Selimi nuk do të ishte në LVV, Kurti nuk do ta dëshironte lirimin e tij nga Haga

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të liderit të VV-së, Albin Kurti, i cili sipas tij po e do vetëm lirimin nga Haga të bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimit.

Me anë të një postimi në Facebook, Gjoshi ka thënë se Kurti do të dëshirojë të thotë se nëse Rexhep Selimi nuk do të ishte në partinë e tij, ai nuk do t’ia dëshironte atij lirimin.


“Unë nuk çuditem me dëshirën e madhe të Albin K. që liderët e UÇK-së të mbahen në burgje me akuza të shpikura nga Serbia. Me dëshira të tilla që vetëm Rexhen ta shoh në liri, Albin K. po don të na thotë se nëse Rexha nuk do të ishte në Vetëvendosje ai nuk do ta dëshironte lirimin e tij. Nuk çuditem sepse në një zyre shtetërore kanë punu bashkë tre veta”, ka shkruar Gjoshi.

Madje ka thënë se Kurti ka prodhuar më shumë deklarata ndaj shtetit të Kosovës sesa vet presidenti serb, Aleksander Vuçiq, kryekuvendari serb, Ivica Daçiq e ekstremisti serb Vojisllav Sheshel.

“Albin K. që ka prodhuar më shumë deklarata kundër shtetit të Kosovës se Vuqiqi, Shesheli e Daqiqi. Haki Abazi që vizitonte Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë, e cila është përgjegjëse për vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve vetëm në luftën e fundit. Shkëlzen Gashi që akuzonte UÇK-në me fjalët e prokurorit të Serbisë”, ka shtuar me tej ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori