Gjobiten turistet që vallëzonin të zhveshura përjashta veturës në lëvizje (Video)

Një shofer prapa veturës ku gjendeshin ato, e ka regjistruar ngjarjen dhe e ka plasuar në llogarinë e tij në rrjetin social.
Kjo video është parë shpejtë nga Policia, të cilët e kanë identifikuar veturën, nga targat.
Me të rënë në gjurmë të veturës, Policia ka ndaluar Adrianna Martin nga Shtetet e Bashkuara dhe Camille Prymann nga Australia.
Turistet që janë 20 dhe 25-vjeçare, janë akuzuar për nudizëm në publik dhe është dashur të paguajnë gjobë 500 baht, që është ekuivalenti i 15 eurove. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/01/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































