LAJMI I FUNDIT:

I gjithë stadiumi i Juves iu bashkua Ronaldos në thirrjen e tij të njohur “SI” gjatë festës

I gjithë stadiumi i Juves iu bashkua Ronaldos në thirrjen e tij të njohur “SI” gjatë festës

Cristiano Ronaldo e festoi mbrëmë titullin e tij të parë në Serie A me Juventusin, duke bërë thirrjen e tij të famshme “SI”, në të cilën iu bashkëngjiten mbi 40 mijë tifozë të pranishëm në Allianz Stadium.

Bianconerët e festuan titullin e tetë me radhë në ligën e Italisë në barazimin 1-1 ndaj Atalantas, derisa secilit lojtari iu dha një hyrje e veçantë nga tuneli dhe rikthimi në fushë.


Pasi i përshëndeti të gjithë fëmijët që kishin krijuar një korridor, Ronaldo bëri festimin e tij të famshëm para 40 mijë tifozëve të pranishëm në stadiumin e Juventusit.

Pesëherë fituesi i Topit të Artë u shpall lojtari më i mirë në Serie A para disa ditësh, ndërsa është bërë edhe lojtari i parë që arrin të fitojë trofe në katër liga të ndryshme evropiane.

Ronaldo e përdor “SI” nga spanjollët , që në gjuhën shqipe do të thotë “PO” – që nga koha kur ishte pjesë e Real Madridit, por që për herë të parë u përdor në vitin 2015 kur e fitoi Topin e Artë.

Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cristiano Ronaldo

“Thirrja? Lojtarët e dinë se unë bëjë kështu sa herë që shënoj gol ose kur ne fitojmë. Është një thirrje ekipore, që e kam praktikuar edhe te Real Madridi”, ka thënë portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori