LAJMI I FUNDIT:

Me gjithë reagimet, Goran Bregovic pritet të performojë në Shqipëri

Me gjithë reagimet, Goran Bregovic pritet të performojë në Shqipëri
(Foto: goranbregovic.rs)

Përkundër polemikave dhe reagimeve të shumta, këngëtari Goran Bregovic pritet të performojë në “Festën e Birrës” në Korçë.

Prania e artistit serb nxiti reagime të shumta, duke bërë që yjet nga Kosova të anulonin pjesëmarrjen, meqenëse thuhej se në të kaluarën me këngët e tij u frymëzuan serbët për masakrat në vend.


Sidoqoftë, në faqen zyrtare të Festës së Birrës në Korçë ka kohë që është konfirmuar performanca e 71-vjeçarit dhe grupit të tij në këtë eveniment.

(Foto: goranbregovic.rs)

Ndërkaq, edhe në faqen zyrtare të Bregovicit është e caktuar data 22 gusht (e diel) për performancë në Korçë në orën 21:00.

Kush janë artistët shqiptarë që do të ‘ndajnë’ skenën me Bregoviqin në ‘Festën e Birrës’ në Korçë?
Lexo po ashtu Kush janë artistët shqiptarë që do të ‘ndajnë’ skenën me Bregoviqin në ‘Festën e Birrës’ në Korçë?

Capital T, Dafina Zeqiri, Grupi NA, Dren Abazi dhe së fundmi edhe Shemi nga grupi “Ilirët”, janë disa nga emrat e artistëve nga Kosova që anuluan pjesëmarrjen në Festivalin e Birrës në Korçës për shkak të prezencës së Goran Bregovic. /Telegrafi/

(Foto: festaebirres.com)